Hahn përshëndet sot thirrjen e parë të Kosovës përmes prefiksit të ri ndërkombëtar, +383

Sipas tij, kjo vërteton se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dhëne rezultate.

“Përshëndes thirrjen e parë telefonike të Kosovës me numrin e saj të ri +383. Kjo tregon se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësim të BE-së jep rezultate, hap pas hapi”, ka shkruar Hahn në llogarinë e tij në Twitter.

Post Telekomi i Kosovës ka realizuar të enjten, thirrjen e parë telefonike me kodin +383, duke vlerësuar atë si hapin e parë drejt zbatimit të marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa tha se zbatimi i marrëveshjes së kodit shtetëror, bën identifikimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. /Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme