Hahn ripërsërit, rruga e Serbisë për në BE kalon nëpër Kosovë

E mërkurë, 09 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Bruksel, 9 nëntor – Komisari europian për Politikë Fqinjësore dhe Negociata opër Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn deklaroi sot se Serbia ka bërë përparim të madh në integrimet europiane, duke hapur katër kapituj, por suksesi në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe nga reformat në fushën e sundimit të ligjit, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Këto komente komisari Hahn i bëri me rastin e prezantimit të Raportit të Komisionit Europian mbi progresin e Serbisë, që ndodhet në procesin e zgjerimit të BE-së.