Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn ka përsëritur thirrjen për një zgjidhje të çështjes së Kosovës.
Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës është prioritet i bashkësisë ndërkombëtare dhe paraqet rëndësi të madhe për zhvillimin e gjithë rajonit.
Hahn gjatë një interviste me të përditshmen austriake “Standard” ka folur si e sheh gatishmërinë politike për arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ai ka thënë se mund ta vërejë në Serbi por jo edhe në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Hahn ka thënë se shpreson se pas zgjedhjeve të paralajmëruara në Kosovë, do të krijohen kushtet për përparim.
Ai ka përmendur marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës që ka sjellë një dinamikë pozitive në Ballkan duke shfaqur besimin se është e mundur të arrihet një marrëveshje e tillë edhe mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Kjo dinamikë pozitive, fatkeqësisht, u ndal me vendosjen e taksës nga Prishtina për mallrat serbe. Zgjidhja e problemit të Kosovës është thelbësore për zhvillimin e gjithë rajonit”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.
“Standard” ia ka përkujtuar se edhe Austria ka paraqitur bllokada kur bëhej fjalë për Ballkanin duke thënë se Ministria e punëve të brendshme ishte deklaruar kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Te Austria aktualisht nuk e di se cili është qëndrimi i tyre i fundit në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Mund të theksoj se qeveria e Austrisë në tërësinë e saj është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor. Gjermania e ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën dhe ministri i punëve të brendshme Horst Zehofer tani është pro liberalizimit të vizave”, theksoi ai, transmeton lajmi.net.
“Në rastin e Kosovës ishin 94 kushte dhe ato ishin vendosur bashkërisht nga anëtarët e Bashkimit Evropian. Ato kushte as unë e as komisioni nuk i kemi nxjerrë nga vetja. Motoja ime është: Nëse kandidatët tanë dhe partnerët sjellin rezultate, duhet që edhe BE-ja”, theksoi Hahn.
Ai ka pranuar se disa anëtare nuk i qëndrojnë marrëveshjeve dhe kjo paraqet problem.
“Disa mendojnë se kur diçka merret vesh, ajo nuk do të ndodhë. Mund të them se edhe Kosova së pari dy vite e gjysmë më parë ishte e ngakuar me plotësimin e kritereve. Tani, kur i ka përmbushur, bëhen të padurueshëm, dhe atë me përcaktimin e masave me të drejtë”, theksoi ai, transmeton lajmi.net.
Hahn ka thënë se në ndërkohë është krijuar një disponim negativ brenda Këshillit të BE-së dhe kjo erdhi si rezultat i politikave më të shpra në lidhje me emigrantët, për çka janë përforcuar qëndrimet në lidhje me liberalizimin e vizave.
Kjo gjendje, shton ai, nuk ekzistonte në fillim të procesit.