Hajdar Beqa i quan majmunë deputetët e Vetëvendosjes

Deputeti i PAN-it, Hajdar Beqa, gjashtë seancat konstitutive të Kuvendit të Kosovës i ka quajtur cirk të Vetëvendosjes, derisa i ka quajtur majmunë disa anëtarë të kësaj partie që tashmë janë deputetë.

Beqaj që muaj më parë e fyeu Mimoza Kusari-Lilën duke e quajtur si “prostitutë politike”, ka thënë se disa protestues që kanë shkatërruar vetura sot janë deputetë të Kosovës.

“Keni njerëz që kanë hipur mbi vetura si majmuna, sot i keni deputetë. Seancat e deritashme janë vetëm cirk i Vetëvendosjes”, ka thënë Beqa në KTV.

Beqa ka theksuar se PAN-i i ka të deklaruara 61 vota, por nuk ka treguar saktësisht për numrat.

“Nuk dua të flas me emra, por brenda afateve do të zgjedhim…”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme