Hajdari: Ligji për gjuhët, tallje me shqiptarët e Maqedonisë

Njohësi i çështjeve politike nga Maqedonia, Fejzi Hajdari, miratimin e Ligjit për Gjuhët e ka konsideruar si tallje që po u bëhet shqiptarëve të këtij shteti. “I thonë Ligji për Gjuhën Shqipe që të krijohet përshtypja se partnerët e tyre politikë të biznesit në Maqedoni na paskan arritur alamet suksesi. Sinqerisht, kjo është tallja më e madhe që u bëhet shqiptarëve të Maqedonisë”, ka thënë ai. Sipas tij, ky miratim nuk paraqet ndonjë rëndësi dhe e gjitha kjo është një spektakël. “Ky spektakël me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe jo ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. E dini, pse? Sepse ketë status të gjuhës së rendit të dytë gjuha shqipe e ka pasur që nga pavarësimi i Maqedonisë dhe sidomos me Marrëveshjen e Ohrit që doli si rezultat i konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni” ka deklaruar Hajdari për “Zërin”. Ndër të tjerash Hajdari e ka krahasuar pozitën që ka gjuha serbe në Kosovë me pozitën e gjuhës shqipe në Maqedoni: “Fjala bie, pse të mos jetë gjuha shqipe zyrtare në Strumicë, siç është gjuha serbe zyrtare në Skenderaj ose në një qytet ku nuk ka asnjë serb. Pastaj, se nuk është zyrtare gjuha shqipe në Maqedoni mund ta shihni te Preambula e Kushtetutës ku thuhet: Gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik”, ka shtuar Hajdari./Zëri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme