Hajdutët u futën me kallashnikov e çekan, grabitet një market në Ferizaj

Policia e Kosovës njoftoi se të dielën ka ndodhur një grabitje në një market në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Tre të dyshuar, njëri me armë kallashnikov e tjetri me çekan, kanë grabitur para të gatshme e sasi të cigareve.

Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, e aty kanë dalë ekipet policore.

Stafi i marketit është kontrolluar edhe nga ekipet mjekësore, derisa rasti po vazhdon të hetohet.

“Tre të dyshuar meshkuj , njëri nga ta me një armë AK/47 dhe tjetri me një çekan kanë hyrë në një market ku nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve . Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin policor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme