Një hajdut që ka tentuar të vidhte një bankomat në Skoci, ka mbetur me lëndime të konsiderueshme, kur u përpoq që me një mjet shpërthyes të realizojë plaçkitjen.
I dyshuari 51-vjeçar ka mbetur pa vetëdije teksa shoqëruesi tij është larguar me shpejtësi.
Teksa gjendja tij është nën kontroll, forcat e rendit po punojnë në identifikimin e bashkëpunëtorit të arratisur.