Hajnat në Raven Gostivar dy herë e trishtojnë familjen Xhafer

Mbrëmja e së shtunën nuk ka qenë aspak e qetë për familjen Xhaferi nga fshati Raven i Gostivarit. Persona të panjohur kanë tentuar të futen brenda në shtëpi për të grabitur, edhe pse, anëtarët e familjes kanë qenë aty, njofton Flaka.

Arian Xhaferi, në denoncimin e rastit që e bëri në Flaka, tregon që pasi kishte dëgjuar zhurmë kishte dal jashtë dhe hajnat ishin larguar me të shpejtë. Hajnat kishin tentuar që të nxjerrin bravën e derës kryesore të shtëpisë për tu futur brenda.

Por nuk mbaron tregimi këtu. Pak më vonë, rreth orës 2 të natës ato janë afruar sërish tek shtëpia e familjes Xhaferi dhe kanë tentuar të futen brenda nga kati i dytë i shtëpisë.

“Brenda natës kishte dy tentime për tu futur brenda në shtëpi për të vjedhur. I hetuam dhe ikën. E njoftuam Policinë dhe presim që kjo gjë më të mos na përsëritet”, shprehet për Flaka, Xhaferi i cili po ashtu njofton se brenda javës kishte ndodhur edhe një vjedhje në një shtëpi të fshatit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme