Hajnin e kapin në flagrancë, e ai duke dashur të ikë e sulmon fizikisht ankuesin!

Një person në Prishtinë mbrëmë është kapur në flagrancë pasi ky i fundit kishte tentuar të vjedhë në veturën e një personi, përcjellë GazetaBlic.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh ku thuhet se personi i cili ka tentuar të vjedhë është kapur në flagrancë nga vet ankuesi, ndaj të cilit i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike duke u mundura të ikë.

Sipas Policisë me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ky është njoftimi nga PK:

Rr. “Muslim Mulliqi” Prishtine 20.01.2018 -22:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti është kapur në flagrancë nga ankuesi mashkull K/Shqiptar duke tentuar të vjedhë në veturën e ankuesit. I njëjti e kishte sulmuar fizikisht ankuesin duke tentuar që të largohej nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme