Hajredin Kuçi del kundër idesë për shkëmbimit të territoreve

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një prej figurave kryesore të partisë që udhëhiqet nga Kadri Veseli, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka ndarë pikëpamjet e tij për procesin e dialogut në Bruksel, finalen me Serbinë, idenë për korrigjimin e kufijve, taksën e vendosur nga Haradinaj, rezistencën e LDK-s e VV-së për t’u përfshirë në dialog, zgjedhjet e reja dhe garën që do të bëhet për kreun e PDK-së

Ai thotë se në dialog përballë Serbisë duhet të jetë parim bazë Kushtetuta e Republikës së Kosovës në bazë të së cilës pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale dhe funksionimi i shtetit janë të paprekshme. Idenë e korrigjimit të kufijve e sheh si një ide tronditëse, mbi të cilën thotë se janë zhvilluar të gjithë luftërat në Ballkan.  

Sipas Kuçit vetëm me përfshirjen e SHBA-së mund të zgjidhet problemi Prishtinë-Beograd, prandaj sipas tij ky involvim i tyre ne dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë sa më i madh që është e mundur, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një zgjidhje e drejtë. Ai i sheh si të arsyeshme kërkesat e LDK-së dhe Vetëvendosjes për përfshirje në dialog dhe thotë se ato duhet të diskutohen. Zgjedhjet e reja sipas Kuçit mund të ndryshojnë balancin e forcave politike në vend, por jo edhe pozitën e Kosovës në dialog.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme