Nënkryetari aktual i PDK’së, Hajredin Kuçi ka vendosur të mos e thotë asnjë fjalë për mundësinë e zhbërjes së Gjykatës Speciale. Ka thënë se për këtë duhet të flasin zyrtarët tjerë të PDK’së. Por, ish-Zëvendësi i Thaçit në Qeveri e PDK, ka mohuar mundësinë e kalimit në ndonjë parti tjetër
Hajredin Kuçi prej se nuk arriti të bëhet deputet ka vendosur të largohet nga fronti i parë i mbrojtjes së politikave të PDK’së.
Nuk po jep asnjë qëndrim për çështjet më të ndjeshme të Shtetit qysh vepronte dikur kur ishte zëvendës i Hashim Thaçit në Qeveri e PDK.
Tash, po e pranon se roli i tij në PDK nuk është si dikur.
“Unë nuk e kam ndërmend njëherë që të pozicionohem në emër të PDK-së, për këto çështje është zëdhënësi i partisë, zëvendëskryetari i PDK-së, sekretari i PDK-së e të tjerë”, thotë Kuçi kur pyetet për nismën e deputetëve për zhbërjen e Speciales.
Hajredin Kuçi ishte Ministër i Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministër kur ishte bërë Gjykata Speciale.
Atëkohë, Kuçi deklaronte se për herë të parë pasluftës Kosova s’e ka në krah asnjë shtet të fuqishëm të Botës. Madje, as SHBA’në, e cila kishte insistuar të formohej Specialja nga Kuvendi i Kosovës.
Sidoqoftë, Hajredin Kuçi ka folur edhe për PDK’në dhe mundësinë e largimit. Ka thënë se kurrë se ka konsideruar një mundësi për të kaluar në ndonjë parti tjetër. Madje, ka mohuar mundësinë që Hashim Thaçi të themelojë parti pasi ta përfundon mandatin.
“Prej teje po dëgjoi për këtë iniciativë dhe për mua e vetmja parti është PDK-ja. Kam pasur takime me Thaçin por asnjëherë nuk me ka thënë një gjë të tillë. Absolutisht nuk qëndroj në parti të tjera kërkund”, tha Kuçi për gazetën Blic.