Përkrahjen institucionale për Agjencinë e Mbështetjes së Sipërmarrësisë e konfirmon edhge vizita e drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela, i cili pati takim konsultues me drejtorin e kësaj Agjencie, Hajrulla Misini.
Homologët diskutuan për nivelin e zbatimit të dispozitave që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve.
Çështje tjetër që u diskutua ishte edhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional nëpërmjet mbështetjes konkrete të AZGJ-së për AMS-në për përkthimin dhe lektorimin e formularëve të ndryshëm që AMS-ja i ka në shfrytëzim.
Palët u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe më tej.