Hakerët më të njohur të botës së shpejti mblidhen në Prishtinë. Ja arsyeja!

Sot është mbajtur konferenca me gazetarë në lidhje me përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e edicionit të radhës të Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatesi, që do të sjellë në Prishtinë mbi tridhjetë folës ndërkombëtar nga e gjithë Bota, nga fusha e teknologjisë së informacionit, të kompanive, FACEBOOK, GOOGLE, MICROSOFT, HP, ETSI,RSA, CISCO etj.

Përvec këtyre kompanive që edhe këtë edicion janë pjesë Konferencës në takim më gazetarë u zbuluan disa prej risive që do t’i sjellë kjo Konferencë përgjatë këtij edicioni në datat 2 dhe 3 Shkurt 2017.

Kryetari i Komunitetit për Siguri Kinbernetike, Mentor Hoxhaj, shpalosi të rejat e këtij edicioni. “Për herë të parë do të kemi folës nga DEFCON dhe BLACK HAT, profesorin e njohur Philip Polstra dhe top hakerin FRANS ROSEN.Nga sot FINDBUG, si mbështetësi kryesor i aktivitetit unikat “The Day When Hacking is Legal III”, e shpallë të hapur thirrjen për aplikim për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë potencial në fushën e Sigurisë Kibernetike.Risi tjetër e këtij aktiviteti është organizimi i punëtorive në dhjetëra universitetite publike dhe kolegje private, ku do të formohen grupe të hakerëve që do të prezantojnë universitetet në aktivitet. FindBUG ne bashkepunim me Roldolfo Assis – top eksperti nderkombetare nga Brazili do te organizojne aktivitetin XSS Challenge. Këtë herë pjesë e Konferencës janë edhe fytyrat të njohura të botës së Televizionit mbarëshqiptarë, të cilët përmes një debati do të shpalosin sfidat e privatësisë në media. Një tjetër prurje e këtij aktiviteti është edhe vlerësimi online dhe transparent i hakerëve, ku në mesin e tyre do të kemi edhe hakerë që rënditen ndër 5 hakerët më të mirë në Botë. Partneri kryesor i Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, IPKO, vlerësoj lartë bashkëpunimin me Komunitetin për Siguri Kibernetike në lidhje me organizmin e Konferencës që prekë një temë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të ndjeshme mbi sigurinë tonë në internet.

FINDBUG një kompani që ka brenda vetës mbi 100 hakerë ndërkombëtarë, të cilët kanë referenca të punës nga kompani me renome, me gjithë kapacitetet e tyre profesionale dhe material do të mbështesin aktivitetin “The Day When Hacking is Legal”. Ndërsa ICTSmedia si grupacion i mediave të teknologjisë së informacionit mbarëkombëtarë do të mbajnë të informuar mbarë opinionin shqiptarë mbi ecurinë dhe risitë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme