Hakmarrja dyshohet se ishte shkaku i vrasjes në Tiranë

Lapsi.al mëson detaje të tjera nga vrasja e ndodhur sonte në Tiranë në zonën e Kinostudios, ku mbeti i vdekur 28-vjeçarit Mario Mejollari. Dyshohet se atentati ndaj tij është bërë për hakmarrje, pasi para disa vitesh babai i këtij personi ka vrarë dikë tjetër. Burimet i thanë Lapsi.al se ngjarja ka ndodhur në vitin 2000.

Avni Mejollari, babai i viktimës, në në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Gjatë momentit të kapjes, shtetasi Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.

Arrestimi i tij u bë në vitin 2014, ndërsa aktualisht është duke vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Sidoqoftë hetimet pritet të zbarin më tepër ndaj atentatit që tronditi sot kryeqytetin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme