Hakmarrja e ëmbël e Donald Trumpit ndaj Barack Obamës (Video)

E mërkurë, 09 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Maj 2011: gjatë darkës me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama, i shtrënguar disa ditë më herët që të tregonte çertifikatën e tij të lindjes, për të treguar se ishte një amerikan i vërtetë pas polemikave që shkaktoi Donald Trumpi, përfiton për të marrë revanshin ndaj manjatit.

Pasi u ka treguar të pranishmëve filmimin e filmit me kartona “Mbreti luan”, me lindjen e luanit të vogël Simba, presidenti kthehet nga Trumpi, i cili është i pranishëm në sallë.

“Tani mund t’i kushtohesh misioneve më të rëndësishme, si për shembull dështimi i misionit në Hënë, apo çfarë ndodh realisht në Rosëell, apo ku janë Biggie dhe Tupac”.
U referohet teorive konspirative mbi zbritjen në Hënë, gjetjen e një kufome të një alieni në Nju Meksiko dhe fantazive për vrasjen e dy repistëve, Notorious Big dhe Tupac Shakur.

Gjithë salla shpërthen në të qeshura. Përveç vetë Donald Trumpit, që e shoqëron gjithë këtë me një buzëqeshje të shtirur. Me siguri duke menduar hakmarrjen, që do të vijë pesë vite më vonë, duke mundur Hillary Clintonin, transmeton bota.al.

Dhe duke vënë kështu seriozisht në rrezik trashëgiminë e presidentit ende në detyrë, trashëgimi e cila, në rast fitoreje të ish Sekretares së Shtetit, do të kish qenë padyshim më e sigurtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme