Spanja do të duhet të hapë dritën jeshile me qëllim që çdo marrëveshje e negociuar mes BE-së dhe Britanisë së Madhe pas Brexit të mund të aplikohet në territorin e Gjibraltarit, sipas një projekti të orintimeve të negociatave të 27 vendeve publikuar sot
“‘Pas Brexit-it, ‘asnjë marrëveshje mes BE-së dhe Britanisë së Madhe nuk mund të aplikohet në territorin e Gjibraltarit pa një marrëveshje mes Mbretërisë së Spanjës dhe Britanisë së Madhe’”, shkruhet në këtë tekst të paraqitur sot në Valette nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Drejtuesit e 27 vendeve të mbetura në BE do të duhet të miratojnë këto udhëzime gjatë një samiti evropian më 29 prill në Bruksel.