Hakmerret Moska, 70 zyrtarë malazias në “listën e zezë” të Rusisë

Kryeministri malazias, Dushko Markoviq, kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, dhe kryetari i Partisë Socialiste Demokrate, Millo Gjukanoviq, janë futur në listën e zezë të shtetasve malazias të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi.

Kështu shkruan “Pobjeda” e Podgoricës, duke u mbështetur në burime diplomatike, transmeton Koha.net.

MPJ e Malit të Zi ka paralajmëruar se do t’i kërkojë ministrisë përkatëse ruse, që t’ia bëjë të ditur listën e personave malazias të padëshiruar, që “të mos iu ndodhë ajo që i ndodhi deputetit Miodrag Vukoviq”. Mirëpo, sipas informatave në të cilat mbështetet “Pobjeda”, Moska nuk e ka për detyrë e as ndërmend të përmbush kërkesën malaziase.

Kjo gazetë duke u thirrur në burime të afërta me diplomacinë ruse pohon se në listën e zezë janë të gjithë anëtarët e Qeverisë, deputetët e Parlamentit të Malit të Zi, 46 sish që kanë votuar për hyrjen e Malit të Zi në NATO, si dhe drejtorët e kompanive të mëdha shtetërore. Theksohet se lista e Moskës përfshin 70 persona e zyrtarë malazias, transmeton Koha.net.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme