Hakmerret Trump, dëbon 60 zyrtarë rusë nga Amerika

Gjashtëdhjetë diplomatë rusë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përjashtuar si kundër përgjigje ndaj Rusisë për helmimin e ish-spiunit rus në Britani të Madhes.

SHBA ka urdhëruar dëbimin e 60 zyrtarëve rusë, përfshirë edhe ata që janë të vendosur në Kombet e Bashkuara, e të cilët Uashingtoni i konsideron spiunë. Kjo erdhi si kundërpërgjigje për sulmin e agjentit në Britani, shkruan The Guardian.

Po ashtu, pjesë e këtij vendimi nga Shtëpia e Bardhë është edhe mbyllja e konsullatës ruse në Seattle.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se largimi i 60 diplomatëve dhe mbyllja e konsullatës po bëhen për tu solidarizuar me ‘aleancën tonë më të afërt pas përpjekjes së pamatur të Qeverisë ruse për ta mbytur një qytetar britanik bashkë me vajzën e tij”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme