Halil Matoshi: A din me lexu Hashim Thaçi?

Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka kritikuar presidentin e vendit Hashim Thaçi, i cili një ditë më parë është përkul para pllakës së civilëve serb në Grackë të Lipjanit në shenj nderimi.

Para se të nderonte serbët e vrarë si burrë shteti duhej të zotohej për zbardhjen e rastit”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Postimi i plotë:

A di me lexue Hashim Thaci?

Nderimi i serbeve te vrame ne Staro Gracko asht njerezor, mirepo Thaci para se te perkulej tek pllaka perkujtimore do te duhej qe:

1. Si burreshteti te zotohej per zbardhjen (hetimin) e rastit;

2. Duhej te kujdesej qe ne Republiken e Kosoves te mos kete mbishkrime fyese per tejtrin/tjeret – nese Thaci e ka lexue mire, ne pllaken perkujtimore shkruan: “Serbeve te rame nga terrori shiptar” – pra aty pretendohet se vrasesit dihen – pra jane “terroristet shqiptare” dhe kete pandehme Presidenti e ka pranu tashma si te vertete; Presidenti kosovar e ka perligj kete paragjykim;

Se dyti ne vend te fjales ‘albanskog” perdoret ‘siptarskog’ qe asht pezhorativi i konceptit shqiptar!?

Hashim Thaci ka ba mire qe mas 15 vjeteve perkujton viktimat e pafajshme serbe, katundaret qe u vrane egersisht ne aren e tyne, ka mire qe i pari e ka ba ni gjest te vullnetit te mire, ani se asni serb ende nuk asht perkule aty ku fashistet e Millosheviqit kane ba masakra; Ne Recak apo ne Prekaz, ne Likoshan apo Izbice, ne Qirez, Meje, Makoc… etj. mirepo duhej te mjaftohej t’i vizitonte familjaret serbe dhe t’u zotohej atyne se vrasesit do te gjenden dhe te nxirren para drejtesise, dhe gjithqysh duhej te kerkonte heqjen e fjalise paragjykuese dhe fyese per shqiptaret.

P.S.
Secili idiot qe i ka thane Presidentit Thaci se kjo asht OK, para se serbet t’i kerkojne falje publike dhe zyrtare shqipatreve kosoavre per tentim-gjenocidi mbi ta, mbetet thjesht vetem ni idiot i pashprese!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme