Aderimi i analistit Halil Matoshi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vështirë së do t’i rezultojë atij me mandat në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Partia e Ramush Haradinajt nga të dhënat në terren deri më tani ka siguruar plot 10 deputetë. Mirëpo, asnjëri nga ta nuk është emri i Halil Matoshit.
Për më tepër, burime të Gazeta Metro brenda kësaj partie nuk e përjashtojnë mundësinë e shtimit të këtij numri, përderisa procesi i numërimit ende zyrtarisht nuk ka përfunduar.
Baza e votave të kësaj partie mbetet Deçani, shumica e kandidatëve që fituan besimin janë nga po ky vend.
Emrat nga AAK që kanë siguruar mandatin e deputetit janë si vijon:
Ramush Haradinaj
Daut Haradinaj
Rasim Selmanaj
Pal Lekaj
Shkumbin Demalija
Teuta Haxhiu
Time Kadriaj
Blerim Kuqi
Ali Berisha
Ndërsa, pritet që kësaj liste t’i shtohet Smajl Latifi ose Bekë Berisha.