Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti u përplas para pak dite edhe fizikisht me deputetetin e LDK-së, Arben Gashin, të cilin e goditi me bërryl teksa kaloji pranë tij.
Por me tu larguar nga njëri tjetri, krah Halitit i doli ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, tani deputet në Kuvend, Gani Dreshaj.
E siç duket kjo ndodhi përshkak se Dreshaj dhe Haliti deri tani kanë qenë aksionarë të dy kompanive, sipas gazetarit Vehbi Kajtazi.
Kajtazi ka treguar se Dreshaj i ka dalur në ndihmë pasi kanë biznise se bashku me Halitin, ata të dy janë aksionarë të një klubi striptizmi në Gjermani.
“”Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj janë aksionar në një klub në Gjermani që quhet “striptizi”, dhe për këtë disa vite më parë unë kam marrë prononcim nga Haliti në atë kohë dhe më ka thënë se Gani Dreshaj më ka shti pa dijeninë time në këtë biznes”, shtoi Kajtazi në T7.
Por, sipas Kajtazit, Dreshaj është shumë i fuqishëm financiarisht pasi rezultoni të jetë pronarë edhe në disa kompani tjera, ndërsa ka deklaruar se ka biznese edhe jashtë Kosovës./gazetametro.net