Haliti sfidon Qunin: Ti ke rrejtë, unë jap dorëheqje, a je gati ta bësh edhe ti?

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në nisje të seancës ka marrë fjalën duke iu drejtuar deputetit të LDK’së Anton Qunit me fjalë të rënda.

Haliti i ka thënë Qunit se po rren, duke i thënë se nuk është e vërtetë se i ka marrë 8 milionë marka nga ish-koloneli Ahmet Krasniqi, pasi kështu deklaroi dje Quni në një emision televiziv, shkruan gazetametro.net.

“Para se të nis seanca dua të flas diçka. Një deputet ka thënë mbrëmë se unë i kam marrë 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi. Kjo është rrenë e kulluar”, ka thënë Haliti me nervozizëm.

Ndërkaq, Haliti edhe e ka sfiduar deputetin Quni, duke i thënë se nëse kjo gjë del e vërtetë ai do të largohej nga Kuvendi, por e ka pyetur se a pranon të dorëhiqet ai nëse kjo gjë vërtetohet se është gënjeshtër.

Pas kësaj ka reaguar deputeti Quni, i cili ka thënë se është e vërtetë që ka marrë para nga Ahmet Krasniqi, mirëpo për shumën nuk e di saktë. Ai thekson se janë rreth 6, 7 apo 8 milionë marka.

Ndërkohë, Haliti e ka thumbuar Qunin duke i thënë se nuk është marrë me kalama, duke nënkuptuar atë dhe të tjerët, por ka shtuar se bashkëpunim ka pasur vetëm me Bujar Bukoshin.

Ndryshe, edhe javën e kaluar ka pasur një përplasje mes zyrtarëve të LDK’së dhe PDK’së rreth meritave të luftës./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme