Haliti thotë se në Dogana po ndalen kamerat për të bërë kontrabandë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, kërkoi forcim të kontrollit të Doganave meqë, sipas tij, po bëhet kontrabanda më e madhe me cigare, alkool e naftë.

“Z. Kryeministër, t’u kisha lut me i kontrollu Doganat e Kosovës, jo me kamera, po me mekanizma; që të kontrollohen për mallrat që hyjnë, e që kur ato hyjnë ilegalisht po ndalen kamerat. Cigaret, alkooli e nafta janë kontrabanda ma e madhe që po e gërryejnë buxhetin e Kosovës”, tha Haliti.

Gjatë fjalës së tij, Haliti kërkoi nga Qeveria dhe Kuvendi që të hartojnë një rregull të ri, i cili do të penalizonte ministrat që nuk vijnë në seancën e Kuvendit. Po ashtu, ai tha se me fjalorin e përdorur nga anëtarët e Kuvendit është krijuar përshtypja që deputetët, kryesisht të PDK-së, të gjithë janë hajdutë e jo përfaqësues të popullit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme