Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti pas regjistrimit si deputet i Kosovës ka thënë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit do të bëhet qysh herën e parë, derisa thotë se Kadri Veselit i takon edhe një mandat.
Haliti ka shtuar se ende nuk është vendosur zyrtarisht për emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, transmeton KTV.
“Nuk do të jetë sfidë e pa realizueshme. Qysh herën e parë do të zgjedhet kryetari i Kuvendit. Ende nuk është vendosur zyrtarisht për emrin, por do t’i takonte kryetarit të partisë, Veselit, që të jetë edhe për një mandat kryetar”, është shprehur Haliti.
© KOHA.