‘Hallakam’ në Petrol Comany, suspendime të punëtorëve dhe akuza për hajni

E shtune, 22 Tetor 2016  –  Sakte.net

Disa nga punëtorët e kompanisë Petrol Company në Gjakovë nuk kanë marrë paga për afër 5 muaj.

Ata përveç se nuk i kanë marrë pagat, 8 nga ta edhe janë suspenduar nga vendi i tyre i punës.

Punëtorët thonë se u larguan pasi kërkuan pagat e tyre, ndërkaq në kompaninë në fjalë thonë se punëtorët janë larguar për shkak të keqpërdorimeve që kanë bërë.

“Qe 5 muaj Petrol Company nuk i ka paguar punëtorët që punojnë në restorantin dhe në marketin e kompanisë në Gjakovë. Kur punëtorët kanë kërkuar pagat, kompania i ka suspenduar nga puna 8 punëtorë pa i paguar asnjë centë”, ka thënë për ORAinfo, Zenel Rudi, babai i njërit nga punëtorët e suspenduar.

Ai ka thënë se punëtorët e suspenduar nuk kanë bërë asnjë ankesë në institucionet e vendit pasi që sipas tij, kompania në fjalë ka lidhje të forta me institucionet më të larta në Kosovë.

“Çka është më e keqja që mbasi që i kanë suspenduar nga puna iu kanë thënë punëtorëve që shkoni ankohuni ku të doni. Dhe ka filluar me shantazhime se gjoja punëtorët qenkan minus në markete, me një fjalë i bënë edhe hajna”, ka thënë Rudi.

Sipas tij, fuqia që ka Pterol Company në shtet, ka bërë që ajo të jetë papërgjegjshme me punëtorët

Në anën tjetër edhe në kompaninë Petrol Company pranojnë se ka pas probleme me paga në një pikë të kësaj kompanie në Gjakovë.

Por, ata për këtë kanë një arsyetim pasi q ë sipas tyre, kjo ka ndodh për shkak se punëtorët aty kanë keqpërdorur.

“Ju informojmë se menaxheri në pikën në Gjakovë ka dal minus në vlerë afër 8000.00 Euro, dhe punëtorët në market dhe restaurant rreth 2800.00 Euro”, thuhet në përgjigjet me shkrim të “Petrol Company dërguar ORAinfo.

Sipas tyre, këta punëtor janë në proces të barazimit dhe shumica nga ta do të mbesin borxh, ndërkaq atyre që duhet të ju paguhet vlera që ju del nga barazimi i cili është ne proces, do t’iu paguhet menjëherë.

“Suspendimi i tyre është bërë për arsye të keqpërdorimit, dhe menaxheri është dërguar në proces gjyqësorë, përderisa punëtorët janë në përfundim të barazimit”, thuhet në përgjigjet e kompanisë.

Ndryshe, janë të shpeshta rastet kur kompanitë e naftës nuk i paguajnë me rregull punëtorët, madje duke i kërcënuar ata edhe me largim nga vendi i punës nëse nuk heshtin./ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme