Kompania e njohur Hamann pronarëve të modelit aktual të BMW-së, Series 5 Touring (G31), u ofron paketën e re për modifikimin e 5-shit të tyre.
Paketa e Hamannit për këtë BMW 540i Touring përfshinë spoilerin e ri, pragjet, spoiler të pasmë në çati, difuzer të pasmë, por kjo natyrisht që nuk është e tëra.
Përveç sistemit të ri sportiv të shkarkimit të gazrave dhe amortizatorëve të modifikuar, në dispozicion është edhe seti i ri i rrotave 21-inç nga alumini, si dhe interieri i modifikuar që përfshinë timonin sportiv, pedalet nga alumini, si dhe tepihët Hamann, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, ky model tani ka edhe timonin me ngrohje, ulëset e përparme dhe të pasme po ashtu me ngrohje, paketën “M sports”, kamerën në pjesën e pasme, dritat ambientale, sistemin e zërimit Harman Kardon, aplikacionin Apple CarPlay, Wi-Fi hotspot, sistemin e parkimit Park Distance Control, sistemin e navigimit, si dhe ekranin Head-Up.
Të gjitha këto, kushtojnë 104,900 euro.