Eurokomisioneri për buxhet dhe Administratë Johanes Han, në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik dhe Financiar që mbajt në Shkup u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtarja e 28-të e Bashkimit Europian. Por Han kujtoi autoritetet në vend se integrimi i plotë në familjen evropiane bazohet vetëm në rezultatet konkrete. Ai nga politikanët kërkoi që të bashkohen në rrugën drejt BE-së
“Dua të përcjellë një mesazh për të gjitha partitë politike në vend, bashkëpunoni. Kjo është një detyrë e përbashkët ekipore, duhet të luash si ekip kombëtar i futbollit, jo si kampionat individësh. Ju duhet të punoni së bashku, përndryshe nuk do të keni sukses”, deklaroi Johanes Han, eurokomesar për buxhet. /Alsat.mk