Han takim me Gruevskin, por jo me Kasamin

Komisari për zgjerim Johanes Han, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se pse kërkoi takim me liderin e opozitës nga VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, jo dhe me liderët e BESËS dhe PDSH-së, Bilall Kasami e Menduh Thaçi, ai tha se BE ka investuar shumë në Maqedoni, ka menaxhuar shumë situata dhe se hapi i ardhshëm është fokusimi në proceset reformuese.

“Është e nevojshme të miratohen gjitha ligjet në sferën e jurisprudencës, zbulimit, administratës publike, që është kyçe që të merret rekomandim pozitiv nga BE. Shpresojmë se ajo do të ndodhë diku në shkurt, me shpresë se negociatat do të fillojnë vitin e ardhshëm. Ky është qëllimi jonë dhe për këtë takova opozitën që të përcjell se bëhet fjalë për qëllime nacionale, ndërsa perspektiva evropiane ka atë qëllim, përkrahja është e nevojshme nga gjithë lojtarët kryesor, pa dallim nëse janë në qeveri apo opozitë”, ka thënë Han para gazetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme