Hapen dosjet e Sigurimit, çfarë pseudonimesh kishin spiunët nga PD-ja

Hapja e Dosjeve të Sigurimit është një burim kryesor shqetësimi për shumë deputetë të PD-së, që për momentin njihen vetëm me emrat e koduar të përdorur gjatë spiunimeve të tyre.

Ligji për hapjen e këtyre dosjeve u miratua në vitin 2015, ndonëse PD votoi kundër dhe sot nisi nga puna institucioni që do të mbikëqyrë hapjen e dosjeve.
Për Berishën, Flamur Nokën, Jozefina Topallin dhe shumë të tjerë brenda PD, sipas Shqiptares, kjo e sotmja është një ditë e zezë, ndërsa gradualisht rrezikohet të bëhen publike të gjitha informacionet që ata i kanë dhënë Sigurimit gjatë kohës së regjimit të kaluar.
Këta janë vetëm disa prej pseudonimeve, të deputetëve dhe ish-deputetëve të PD që kanë qenë ish-spiunë dhe që pritet të zbulohen gradualisht në muajt në vazhdim: “Këndesi”, “Gjeli”, “Çorapja”, “Sqepi”, “Masoviku”, “Çiklisti”, “Shishja e Qumështit”, “Naftëtari”, “Alfons Ballsha”, “Demoni”, “I Vogli”, “Qukapiku”, “Dizenjatorja”, “Inxhinjeri”, “Medicina”, “Çiftelia”, “Nemërçka”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme