“Hapen” dyert e burgjeve, lirohen 731 të dënuar

Plot 731 persona pritet të lirohen sot nga qelitë e burgut për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit “për amnistinë”.

Shifra u konfirmua nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Miklovan Kopani, sipas të cilit përfituesit janë 9 gra, 4 të mitur dhe 718 burra. Në një prononcim për “Panorama”, Kopani theksoi se gjatë këtyre ditëve janë evidentuar të gjithë personat e burgosur që përfitojnë nga ligji në fjalë.

Sipas tij, procesi i lirimit të përfituesve nis në orën 08:30 të ditës së sotme dhe se gjithë sektorët përgjegjës për mbarëvajtjen e këtij procesi do të jenë në gatishmëri të plotë.

“Do të jetë në punë sektori ligjor, përfshi karktotekën dhe të gjithë sektorët e nevojshëm në çdo Institucuin të Ekzekutumit të Vendimeve Penale, që lidhet me procedurën e lirimeve për shkak të amnistisë”, tha Kopani.

Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve rezulton se burgu me numër më të lartë të përfituesve është ai i Fierit me 152 lirime të pritshme. Ai ndiqet nga burgu i Peqinit me 131 vetë, i Shënkollit me 117 vetë dhe i Rrogozhinës me 110 të tillë.

Nëntë përfitueset gra do të lirohen nga burg “Ali Demi”, nr. 325 në Tiranës dhe 4 të miturit nga burgu i IEVP, Kavajë. Burime të Ministrisë së Drejtësisë thanë dje se Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve do të jenë të pranishëm gjatë lirimit të të burgosurave gra tek burgu “Ali Demi”.

Procesi i lirimit të përfituesve nga amnistia do të mbikqyret edhe nga Policia e Shtetit për të garatuar sigurine e personave, të cilët mund të përballen me ndonjë të papritur për shkak të konflikteve që mund të jenë jashtë burgut. Ligji për amnistinë u miratua në Kuvend me 84 vota pro në 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Përvec të burgosurve, ajo pritet të japë efekt edhe për gati 3 mijë të tjerë të cilët përfitojnë ulje të masës së dënimit, apo edhe pushim të procedimeve penale të nisura ndaj tyre. Kategoria më e madhe e përfitusve janë personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me masa deri në 2 vjet heqje lirie për një kategori të caktuar veprash penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme