reshnik Ahmeti, shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca ka njoftuar se për herë të parë që nga themelimi i MPJ-së, sot është shpallur konkursi i brendshëm ku diplomatët mund të kandidojnë për t’u dërguar në njërën nga misionet diplomatike të Kosovës.
“Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
“Më nuk ka dërgime në misione e gradime të diplomatëve të cilat bëhen me arbitraritet e në tavolinë të Ministrit. Tash e tutje do të ketë procedura transparente, me kritere objektive dhe rezultate të drejta dhe meritore”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.