Hapet mbikalimi në rrugën e Aeroportit të Kukësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet te mbikalimit i rrugës së aeroportit të Kukësit.

Shefi i ekzekutivit shqiptar u shpreh se rruga është gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara.

”Mirëmëngjes dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar Rama në ”Facebook”.

Ndryshe, ditë më parë Rama njoftoi hapjen e linjave ajrore drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme