Hapet Panairi i Librit në Frankfurt, ngjarja më e madhe e librit në botë

E premte, 21 Tetor 2016  –  Sakte.net

Në Frankfurt hapi dyert Panairi Ndërkombëtar i Librit 2016. Ndryshe nga herët e tjera, ky edicion u hap me leximin e letrës së shkrimtares dhe gazetares turke, Asli Erdogan, e cila për shkak të pikëpamjeve të saja qëndron e burgosur.

 

Në Panair marrin pjesë 7.100 botues e shtëpi botuese nga mbi 100 vende të botës, dhe ndër to edhe botues nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

Kosova merr pjesë në këtë Panair që nga viti 1999 dhe titujt e librave nga botuesit kosovarë prezantohen nën ombrellën e Shoqatës së Botuesve të Kosovës.

Partneret e Panairit të Frankfurtit 2016

Me moton “Dit is wat we delen” (Kjo është ajo që ne ndajmë) Flandra dhe Holanda paraqitën një program të gjerë letrar dhe kulturor për mysafirët e nderit në hapjen solemne të Panairit të Librit 2016 në Frankfurt.

Në të morën pjesë edhe Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, përfaqësues të Parlamentit Evropian, përfaqësues të lartë politikë shtetëror të Gjermanisë, të Holandës, të Flandrës e nga vende të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme