Hapet pjesa e re e bulevardit “Nikolla Karev” në Shkup

Pas shtatë muajve, Qyteti i Shkupit i ka përfunduar punët ndërtimore të bulevardit të ri “Nikolla Karev” në Shkup, me ndërtimin e 980 metrave të reja dhe sot edhe zyrtarisht u lëshua në përdorim. Investimi i Qytetit të Shkupit është rreth 160 milionë denarë. Bulevardi ka katër korsi, dy të kombinuar – shtigje për çiklistë dhe këmbësorë për shkak të komunikacionit të frekuentuar, ndërsa është bërë edhe një mur mbajtës në gjatësi prej 690 metrave. Ka edhe ndriçim të ri led (smart), për të cilin kryetari i Qytetit Petre Sheilegov tha se do të vendoset në faza në qytet.

“Qyteti i Shkupit në këtë pjesë ka zgjidhur diçka që disa dekada ishte problem për qytetarët e Shkupit. Për shtatë muaj kemi arritur të ndërtojmë 980 metra të reja bulevard të ri. Me murin mbajtës tërësisht e mbrojmë autostradën dhe kodrën te kazerma (Ilinden) me instalimin e tërësishëm nëntokësor, i cili do të mundësojë shfrytëzim afatgjatë dhe të sigurt të këtij bulevardi. Vitin e kaluar filluam me të a.q. Rrugën e plastikave, e cila gjendet në këtë buleverd të njëjtë, në gjatësi totale prej 1.400 metrave, dhe kjo është në të vërtetë faza e dytë”, deklaroi Shilegov në hapjen zyrtare të bulevardit.

Për të martën paralajmëroi fillim të ndërtimit të pjesës te Monin Potoku, ndrësa prej të hënës Qyteti i Shkupit do ta fillojë edhe rikonstruimin e paralajmëruar të shumë rrugëve në qytet.

“Për këtë shkak i lus qytetarët e Shkupit që të jenë të durueshëm dhe t’i respektojnë regjimet në komunikacion, do të jemi të shpejtë dhe cilësorë, si dhe çdoherë deri tani. Jemi duke e ripërtëritur infrastrukturën, e cila disa dekada nuk është prekur aspak”, tha Shilegov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme