“Hapni sytë!”- Karamuço paralajmëron Policinë e Shtetit: Grupet kriminale po përdorin Netflix-in për të komunikuar

Profesori dhe eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar Policinë e Shtetit që t’i bëjë sytë, pasi krimi i organizuar dhe trafikantët e drogës tashmë po përdorin teknika të reja për të shkëmbyer mesahzhe me njëri-tjetrin.

Me anë të një postimi në Facebook, Karamuço thekson se sëfundmi platforma Netflix po përdoret nga ana e grupeve keqbërëse si mundësi komunikimi, duke dërguar mesazhe të koduara.

Sipas tij, duke përdorur Netflix, kriminelë nga Tirana, Holanda dhe Ekuadori mund t’i dërgojnë mesazhe të koduara njëri-tjetrin për të bëra pazaret e drogës pa u pikasur nga forcat ligjzbatuese.

Postimi i Karamuços:

Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në Hollandë dhe i fundit në Tiranë janë shumë komod të komunikojnë pa u pikasur fare./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme