Haradinaj: 69 zyrtarë të tjerë marrin pagë më të lartë se unë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me vendimin për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar, shkruan Periskopi.

Haradinaj ka thënë se vendimi i tij për rritje, ka mundësuar nivelizimin e pagave.

“Rritja e pagave të kabinetit qeveritar ka mundësuar nivelizimin e pagave. Duhet t’ju them se në listën e renditjes së pagave, kryeministri juaj është në pozitën e 69-të. 69 zyrtarë të tjerë marrin pagë më të lartë se unë. Nëse kjo është në rregull për ju, edhe për mu është në rregull. Por, në bazë të renditjes së përgjegjësive, kryeministri nuk mundet me qenë në pozitë 69. Në Kosovë po jetojmë, po i dimë pikëpamjet e secilit zyrtar dhe e kemi pa mënyrën se si është argumentuar vendimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai tha se vendimi për rritje pagash është pezulluar dhe se janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetarin e Këshillit Gjyqësor dhe Kryeprokurorin me i lanë në 69, tregon vetvetiu se cili ka qenë orientimi ynë. Sa i përket skemës sociale, të gjitha obligimet i kemi kryer”, tha Haradinaj tutje

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme