Haradinaj: Aleatët do ta kuptojnë nevojën tonë për Ushtri

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri i iniciuar nga presidenti Thaçi, ka ngjallur reagime të shumta nga faktori ndërkombëtar të cilët qartazi po e thonë se ajo nuk duhet të bëhet pa e pasur edhe mbështetjen e komunitetit serbë.

Mundësia e transformimit të FSK-së në ushtri në mënyrë të njëanshme, ka bërë që për ushtrinë të ketë qëndrime të ndryshme ndërmjet ndërkombëtarëve dhe presidentit Thaçi.

E kohët e fundit po flitet edhe për një lëkundje të raporteve në mes të Kosovës dhe faktorit të jashtëm.

Megjithatë, kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj beson se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj properëndimore. Në një prononcim të enjten për Express, ai tha se edhe ndërkombëtarët do ta kuptojnë nevojën urgjente që Kosova ta ketë ushtrinë.

“Besoj shumë se edhe partneret tanë që e ndihmuan dhe po e ndihmojnë Kosovën që nga çlirimi , shpallja e pavarësisë, dhe krijimi i kapaciteteve tona si shtet do ta kuptojnë nevojën urgjente që Kosova ka për përmbushje e të vetmit mekanizëm që i mungon Kosovës, pra ushtrinë e saj mbrojtës”, vlerësoi Haradinaj për Express.

Kjo, sipas tij, nuk duhet assesi të shihet si kërcënim apo rrezik për askënd, por përkundrazi siç sqaroi ai, me krijimin e kësaj trupe, Kosova do jetë sponsor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj e komentoi edhe raportin e faktorit ndërkombëtar me Kosovën.

“Partneriteti ynë me aleatet nuk do të luhatet  në asnjë rrethanë, përkundrazi FSK ishte dhe mbetet produkt i përbashkët i yni me aleatet tanë”, tha ai.

E tëra, sipas Haradinajt, është vetëm përmbushje e obligimit edhe në bazë të pakos së Ahtisarit që pas tri vitesh të transformohet FSK në FAK.

Prandaj siç shpjegon ai, përmbushja e asaj pako është edhe obligim i faktorit ndërkombëtar i cili arriti të jetë garantues i saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme