Haradinaj: Amerika nuk është e kënaqur por edhe ne jemi në zor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, beson thellë se rezistenca ndaj taksës do ta sjell njohjen e Serbisë. Ai ka thënë se i vetmi kompromis për largim të taksës do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.

“Kurrkush s’e jep tregun fal, tregu i Kosovës për Serbinë është treg me vlerë dhe ne kërkojmë që ky t’i prijë një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Nëse pezullohet taksa atëherë ne i kemi dhënë kohe Serbisë që të vonohet me dialogun”, ka thënë Haradinaj.

“Unë besoj thellë që taksa e bjen njohjen por duhet qëndrueshmëri”, theksoi ai duke thënë se po të ishte gjithë spektri politik në Kosovë unik në qëndrim atëherë do ta bënte shumë më të lehtë qëndrueshmërinë ndaj masës.

Kryeministri theksoi se nuk i ka thënë asnjëherë jo Amerikës mirëpo presioni, sipas tij, nuk duhet të bëhet vetëm për njërën palë.

“Është e vërtetë që Amerika nuk është e kënaqur por edhe ne jemi në zor. Shkaktar nuk jemi na por një qasje destruktive e Serbisë… Presioni është mirë me qenë i dyanshëm, nuk po them që nuk duhet me na bërë neve sepse edhe ne i kemi të metat tona por mendoj që duhet të jetë i dyanshëm”.

“Nuk e kam rrejt asnjëherë Amerikën, nuk mendoj që Amerika nuk i ka politikat e drejta por mendoj që duhet të ketë kushte tjera. Në respekt të Amerikës dhe Evropës kemi shku në dialog pa kushte”, ka thënë Haradinaj, në Rubikon të KTV’së.

Sipas tij, në rast se mungon presioni i dyanshëm atëherë Serbinë nuk e nxiton asgjë për të zgjedhur çështjen me Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme