Përplasjet mes njerëzve të politikës që dikur ishin pjesë e UÇK’së ose FARK’ut po vazhdojnë. Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk brengoset kur reagon ndaj Anton Qunit, pasi ka thënë se ai nuk është plagosur kurrë në luftë.
Në emisionin Debat + me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, Haradinaj deklaroi se Anton Quni nuk është plagosur në luftë, teksa reagoi ndaj njerëzve që ai tregon se kanë thënë që Quni është i plagosur në luftë.
“Anton Quni ka qenë një komandant batalioni. Mu më ka shkru njëri në Facebook, më ka thënë: ‘A të vjen marre me fol për Anton Qunin. Ai sa herë del para pasqyrës i sheh plagët e tij’. Kurrë Anton Quni nuk është plagosur në luftë. Kurrë!”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka thënë që Anton Quni ishte vetëm komandant i një batalioni.