Haradinaj arsyeton shpenzimet e rezervave shtetërore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën ku po diskutohet për shpenzimet e parapara të rezervave të buxhetit të Kosovës, ka thënë se shpenzimet nuk dallojnë nga viti në vit dhe se Qeveria Haradinaj e ka vazhduar një praktikë të tillë, raporton Kosova Post.

“Unë kom kërkuar një auditim të brendshëm me pa të vërtetën e gjithë kësaj që është duke u përfolur. Në vitin 2016 kanë qenë 8 milion. Në vitin 2017, 7 milionë që janë ndarë për festimin e Pavarësisë së Kosovës. Është një praktik e vazhdueshme e qeverive paraprake e tani edhe Qeveria Haradinaj. Vendimet që janë marrë janë vendime transparente. Unë e mirëpres ruajtjen e parasë publike”, tha Haradinaj, derisa shtoi se kosotoja e përgjithshme e shpenzimeve të Pavarësisë së Kosovës është 175 mijë euro.

“Parat janë ndarë se është propozuar në Qeveri nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ministria e Kulturës i ka paraparë aktivitetet. Kosotoja e shpenzimeve për Pavarësinë e Kosovës është 175 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do të kthehet”, tha Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme