Haradinaj: Banorët serbë po e pranojnë FSK’në, Lista Srspka ta votojë ushtrinë

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit me ambasadorët, ka thënë se janë pjekur kushtet për të ndodhur transformimi i FSK’së në Ushtri. Ai thotë se formimi i ushtrisë po pranohet mirë nga banorët serbë, ndërsa tregon pse akoma vota e Listës Srpska është e paqartë

“Pas konferencës për sigurinë me ambasadorët, Kryeministri Haradinaj tha se u tregoi diplomatëve të huaja avancimin e FSK’së dhe gatishmërinë e forcave për t’u kthyer në ushtri. Haradinaj tha po ashtu se në këtë avancim hyn edhe integrimi i pakicave, veçanërisht i serbëve, në FSK.

“Po e përmendi këtë, multietninë, për faktin se është parapa se fuqizimi i mandatit të FSK’së bëhet me ndryshime të neneve kushtetuese. Mendoj që argumentet për të marrë besimin e Listës Serbe vërtetë janë plotësu. Por, vendimi është politik, e duke qenë politik nuk e kemi të qartë këtë votë”, tha kryeministri Haradinaj.

“Kosova i ka përmbush argumentet që janë të nevojshme për të ndodhur transformimi i FSK’së në Ushtri. Por duhet të vendos për mënyrën e ecjes përpara”, shtoi ai.

Kryeministri thotë se ushtria e Kosovës nuk i përvetëson detyrat që ka KFOR’i në Kosovë, por vetëm se do të ndihmojë në sigurinë rajonale.

“Nuk i merr detyrat e NATO’s, e vetmja gjë që bën është lehtësimi i jetës së KFOR’it në Kosovë dhe jo vetëm absorbues i sigurisë por edhe kontribuues”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka përmendur se transformimi i FSK’së do të bëhet, dhe nëse jo me ndryshime të neneve kushtetuese, formimi do të bëhet me avancime ligjore.

Akoma nuk ka qartësi nëse ka ndonjë sinjal të ndryshimit të qëndrimit të Listës Srpska rreth formimit të Ushtrisë, por kryeministri thotë se banorët serbë po e pranojnë dhe po bëhen pjesë e FSK’së.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme