Haradinaj: Blerim Rexha është hajn ordiner

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër ish-drejtorin e bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Blerim Rexha.

Haradinaj gjatë arsyetimit për shkarkimin e Blerim Rexhës dhe bordit të AKA-së, ka thënë se Rexha është hajn ordiner.

“Pse është hajn ordiner po ju tregoj. USAID-i u tërheqë nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit dhe kanë thënë se sa të është ky njeri në bord (Blerim Rexha) ne nuk rrimë në bord, sepse është i korruptuar”, ka thënë Haradinaj

“E shkarkova bordin se s’ka pas njeri që s’ka fol keq për gjendjen në arsim. Blerim Rexha është hajn ordiner ordiner. Është i korruptuar”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka hedhur dyshime se Rexha paska dhënë para për të gjitha partitë.

“A ban mi ditë pse u ba kaq e madhe kjo punë. A po ju mungon profiti a çka. Nëse është ashtu, tregoni burra. Po me duket krejt partive ju paska dhanë pare”, ka thënë tutje Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme