Haradinaj: Demarkacioni, në duar të deputetëve

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, kanë nënshkruar Amendamentin e Parë të Projekt Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Haradinaj ka pranuar pyetje dhe për çështjen e demarkacionit, për të cilin tha se tashmë është në duar të deputetëve të Kuvendit.

“Qeveria me seriozitet të madh e ka trajtu këtë temë dhe shqetësimet për marrëveshjet. Të gjeturat e këtij komisioni janë publike . Ne kemi përmbush edhe detyrën tonë që të gjeturat dhe marrëveshjen ia kemi kalu deputeteve ata vendosin. Ne i nënshtrohemi parlamentit. E di që të gjithë po e marrin flamurin në drejtim të caktuar, por janë tema serioze. Deputetët e kanë fjalën.

Lidhur me këtë çështje përgjigje pati edhe ambasadori amerikan, i cili tha se demarkacioni është çështje brendshme e Kosovës.

Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet tha se kërkesat e kosovarëve për marrjen e vizave janë të shumta dhe se nuk i vjen mirë aspak për këtë gjë.

“Tani jemi tek 37 mijë kërkesa për viza. Njerëzit që presin para ambasadës sonë nuk janë shumë të rinj dhe nuk jam i lumtur me këtë situatë. E dyta unë e përfaqësoj Zvicrën dhe nuk jam këtu tu sqaroj politikaneve lokal çfarë duhet të bëjnë. Ne kemi diskutuar privatisht për këtë çështje. Ne tërësi shpresoj të bëhet një zgjidhje jo vetëm për demarkacionin por dhe për çështje tjera që janë në agjendë që Kosova të marrë në mënyrë të shpejtë liberalizimin e vizave”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme