Haradinaj dënon mbishkrimet fyese në Uglar

Muri i shkollës së fshatit Uglar të Graçanicës është mbushur me grafite fyese e ofenduese ndaj serbëve dhe për këtë kanë reaguar përfaqësues të Listës Serbe dhe kreu i Komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviq.

Ata i kanë ftuar qytetarët në përmbajtje.

“Në këtë rast, ky sulm është shumë i rrezikshëm sepse është atakuar shkolla, në të cilën mësojnë më shumë se 150 nxënës, dhe kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët”, citohet kumtesa e Listës Serbe e cila shton se janë të zhgënjyer me heshtjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka filluar hetimet lidhur me këtë rast.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka quajtur të papranueshme këto grafite.

Ndaj kësaj vepre ka reaguar edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e ka dënuar, siç ka thënë, “shkrimin e grafiteve që nxisin urrejtje ndër etnike” dhe ka thënë se i cilëson ato “të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e shtetit që po ndërtojmë – demokratik, gjithëpërfshirës dhe tolerant”.

“Kërkoj nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e shkrimit të grafiteve me përmbajtje urrejtëse dhe t’i sjellin autorët e tyre përpara drejtësisë”, tha Haradinaj në reagimin e tij të postuar në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme