Ndonëse ende nuk janë kryer hetimet për rastin e ndodhur ditën e sotme në një restorant në Prishtinë, ky ka ndodhur një përleshje fizike mes kryetarit të SLS-së, Sllobodan Petroviq dhe dy anëtarëve të Listës Serbe, kryeministri Ramush Haradinaj i ka dalë në mbrojtje Petroviqit.
Kreu i ekzekutivit, rastin e ka quajtur si “sulm ndaj deputetit Petroviq”, rast të cilin edhe e ka dënuar.
“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë”, theksoi Haradinaj në një postim në Facebook, raporton Koha.net.
Haradinaj ka ftuar organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.
Sot në orët e paradites ka ndodhur një përleshje fizike mes kryetarit të SLS-së, Petroviq, dhe dy anëtarëve të Listës Serbe.