Haradinaj: Deri në fund të vitit, lajme të mira për liberalizimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova po avancon drejt liberalizimit të vizave porse pa plotësor kushtet nuk mund të ndodh liberalizimi.

Ai edhe një herë tha se zgjidhje për plotësimin e kushtit për demarkimin e kufizimit me Malin e Zi, mbetet arbitrazhi ngase, sipas tij, nuk i kanë votat për versionin aktual që edhe vetë e kundërshton.

Kreu i qeverisë, duke folur për punën e komisionit të ri, ka paralajmëruar se deri në fund të vitit do të ketë lajme sa i përket liberalizimit, pa specifikuar qartë se çka

Haradinaj këto komente i bëri gjatë vizitës në Ministrinë e Tregtisë, ku tha se deri në fund të vitit presin të kenë lajme të mira sa i përket liberalizimit.

Kurse, ministri i Tregtisë, Bajram Hasani tha se kanë biseduar për punët që kanë bërë dhe planin se si do të veprojnë më tutje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme