Haradinaj dhe Labi bëjnë muhabet për gjendjen në vend, dakordohen për ta përfunduar një rrugë në Ferizaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një takim me deputetin e AKR’së, Labinot Tahiri, i cili i ka shkuar në zyrë kryeministrit për një rrugë të papërfunduar në Ferizaj.

Pas presioni që deputeti Labi ia ka bërë kryeministrit Haradinaj dhe ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, ata janë pajtuar që të nisin punimet sa më parë dhe projekti të përfundohet.

Kështu njofton Kryeministri Haradinaj:

“Me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin, diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, veçmas për ngecjet e punimeve në rrugën e fshtatit Tërn në Ferizaj. Së bashku edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dakorduam që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal”, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se deputeti Labinot Tahiri, 24 orë më herët ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj, që të mos e heq taksën 100 për qind ndaj Serbisë, por ta bëjë 200%.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme