Haradinaj diskuton me Tahirin preokupimet e qytetarëve të Kosovës

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka takuar sot deputetin Labinot Tahiri.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj thotë se ka diskutuar me deputetin për zhvillimet në vend.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve tanë. E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t’u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Labinot Tahiri është pjesë e Aleancës Kosova e Re e Behgjet Pacolli. Ditë më parë ai ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e partisë së Behgjet Pacollit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri kishte shkruar se ka shumë papërgjegjësi që e preokupojnë partinë dhe anëtarët e saj ndërsa është ankuar për pa korrektësi në këtë parti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme