Haradinaj do të jetë kryeministër, ekziston shumica parlamentare

Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës, pasi që koalicioni PAN e ka shumicën parlamentare.

Kështu ka thënë njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani i cili beson se nuk do të ketë vonesa në formimin e institucioneve.

“Unë besoj që ndërtimi i institucioneve të Kosovës nuk do të vonohet për shkak se besoj në racionalitet politik për të mos përsëritur bllokadën e vitit 2014. Dhe nën dy, për shkak se duket se megjithatë ekziston një shumicë parlamentare. Kjo është çështje që shihet, nuk besoj se do të ketë zgjidhje tjetër”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ramadani beson se këtë herë nuk do të ketë bllokadë institucionale, duke mohuar mundësinë e përsëritjes së vitit 2014.

“Nuk vlen të provohet edhe njëherë për të bllokuar për një periudhë të caktuar themelimin e institucioneve, ndërkaq në anën tjetër më duket se shumica parlamentare ekziston dhe ajo do të themelohet ose do të vërtetohet në javët e ardhshme”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme