Haradinaj dyshon për ndërhyrje në zgjedhje, tregon se për kë ka vija të kuqe Aleanca

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar në një konferencë për media rreth votimit për rrëzimin e Qeverisë.

Hradinaj ka theksuar se ky lajm është pozitiv për vendin dhe qytetarët e vendit.

“Sot konstatuam se koalicioni ashtu siç e kishte marrë pushteti edhe  përfundoj me turpin e mashtrimit dhe tradhëtisë së ndërsjellë ndaj elektoratit. Përfundimi i kësaj qeverie, qeverisë Mustafa është lajmi i mirë për faktin se Kosova tani është e sovranit prapë, është e qytetarit dhe ky lajm i mirë nuk bën më u prish me ndërhy në asnjë mënyrë në vullnetin e s sovranit, nga askush apo me e dëmtu apo me e dëmtu në mënyra të ndryshme vullnetin  sovranit. Që qytetari ynë të vendos lirshëm,m zgjedhjet duhet të jenë të lira, mos të vjedhet vota, mos të pengohet procesi zgjedhor në mënyrë që ky proces i tillë kërkon ndihmën e Amerikës dhe BE-së që të jenë pjesë e instancave vendore që zgjedhjet vërtetë të jenë të lira dhe fer dh të mos ndërhyje askush në vullnetin e sovranit. I vetmi rrezik në proces është ndërhyrja në vullnetin e sovranit. Hapi i ndërtimit të shtetit ligjor dhe shtetit që është i aftë t’i dalë zot qytetarët it, që e mbron si në vend ashtu dhe jashtë dhe që nuk lejon që Serbia të vazhdojë të fusë duart në Kosovë, pra një shtet sovran-svoran”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Haradinaj ka theksuar se janë të vendosur që sovranit t’i lejohet mundësia për vendosje të lirë, pa ndërhyrje.

“Ne jemi të vendosur që sovranit të i lejojmë mundësinë të vendosë lirshëm pa ndërhy as pa u dhënë besim këtyre që e kanë pru Kosovën në këtë gjendje, pra partive të koalicionit qeverisës, apo ne që ofrohemi me i dhënë Kosovë drejtimin e duhur, me ekonomi të qëndrueshme për t’i dalë zot qytetari”, ka shtuar Haradinaj.

I pyetur për mundësinë e lidhjes së një koalicioni në mes AAK-së, PDK-së dhe Nismës, ky i fundit ka theksuar se AAK ka vija të kuqe për partitë në pushtet që sipas tij kanë dëmtuar shtetin.

“Ajo që dihet sot është se ka votë të paralelit për me u zgju kjo qeveri dhe ky ka qenë qëndrimi jonë parimor dhe sot na ka ardhë mirë  për reflektim edhe për njërën nga partitë në pushtet por nuk ka asnjë paramarrëveshje apo çfarëdo qoftë për partitë në pushtet. Aleanca ka vit të kuqe për këto parti në pushtet. Ne jemi ende me koalicionin AAK-NISMA dhe jemi të hapur për shoqërinë civile dhe opozitën por asnjëherë me ata në pushtet në mënyrë që të ndërhyjë në votën e qytetarit. U bëjë thirrje qytetarëve që t’i gjykojë këta me votë për dëmin që i ka bërë vendit”, ka thënë Haraidnaj./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme